Tre kabina elektrike kanë shpërthyer në Ballsh mbrëmjen e sotme duke lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe disa fshatra përreth.
Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në zonën e Tecit pranë ish-uzinës së Ballshit. Grupet e OSHEE-së kanë zbritur në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një defekt teknik, ndërsa deri më tani nuk dihen ende dëmet e shkaktuara.
Aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike dy njësi administrative Qendër, Aranitas dhe disa lagje të qytetit të Ballshit.