Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë. Shkak për këtë është bërë shpërthimi i Covid-19 në Kinë. Komiteti ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi situatën epidemiologjike, e cila shfaqet nën kontroll në vend.
Rakacolli u shpreh se do të vlerësohet hap pas hapi nevoja për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë me kryerjen e dozave të treta dhe të katërta të vaksinës.
“Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re” – u shpreh Rakacolli.
Mesatarja e rasteve të reja ditore javën e fundit është 18, ndërsa incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%.