Tirana u trondit nga një shpërthime me tritol gjtë orëve të vona të natës.
Shpërthimi ndodhi në një dyqan kozmetik, në rrugën “Sami Frashëri” afër sheshit “Wilson”.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur mbi ngjarjen ku u shpreh se tritoli është një armë e rrezikshme e përdorur, pasi ka një valë shkatërrimi që tejkalon vetë qëllimin e autorit.
Karamuço: Orët e mbrëmjes, në mes të Tiranës, një sasi tritoli, shpërthimi i të cilit mund të shkaktojë dhe dëmtime të tjera. Këto kanë një valë të shkatërrimit që tejkalon qëllime të kanë vetë autorët. Janë shumë të rrezikshme. Ka qenë një shpërthim i fortë ai i mbrëmjes së djeshme.
Cilat janë arsyet që çojnë në përdorimin e tritolit? Sipas ekspertit këto janë arsye për shantazh, presione apo dhe paralajmërim që nesër mund ta ketë radhën personi, biznesit apo banesës të të cilit i është vendosur sasia e tritolit.
Karamuço: Këto janë arsye për shantazh, presione ose si përgjigje ndaj gjobë-vënieve. Ose për borxhe, ka forma nga më të ndryshmet. Është një formë e hakmarrjes që nuk synon personat drejtpërdrejt, por pasurinë e tyre. Është një paralajmërim shumë i fortë, që nesër mund ta kesh radhën ti.
Si ka mundësi që qarkullon një sasi kaq e madhe tritoli? Eksperti tha se përveçse hyn në mënyrë të paligjshme përmes rrugëve tokësore, në Shqipëri ka një rrjet të mirë-organizuar që e përgatit vetë në mënyrë artizanale lëndën shpërthyese.
Karamuço: Kemi lëndë që hyn në territorin shqiptar në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Linjat e guroreve. Linjat që ndërtojnë rrugët etj, janë të ligjshme. Por duhet bërë një kontroll i tyre, duhet bërë inventari. Sa është përdorur dhe sa ka mbetur. Ka një licencë specifike për të gjitha këto, por ndonjëherë mund të abuzohet. Ka pasur shumë linja të kalimit të paligjshme sidomos nëpërmjet kufirit tokësor. Kemi burime njerëzore ndërkohë që mund ta krijojnë vetë brenda vendit. Ka një rrjet të mirë-organizuar në Shqipëri, të mirë-paguar dhe të mirë-përgatitur. Këto janë raste kur kemi pasur një punë të mirë edhe të policisë, por shpërndarja, fluksi i madh, kërkesa që ka nga grupet e organizuara…
Për sa i përket grupeve kriminale, Karamuço tha se përveç armatimeve si armë, kallashë dhe pistoleta, zotërojnë edhe lëndë plasëse që e përdorin aty ku duhet.
Karamuço: Në të gjitha kontrollet që ka bërë Policia e Shtetit, përveç armatimit është gjetur dhe eksploziv. Është pjesë e arsenalit të tyre që përdoret aty ku duhet. Kemi pasur dhe ngjarje ku janë ekzekutuar drejtpërdrejt persona. Eksplozivi është pushtet terrori.
Rreziku më masiv në rastin eksplozivit?
Karamuço: Hyjnë në armë të shkatërrimit të madh. Janë përdorur në luftëra. Perimetri i dëmit që shkakton është shumë më i madh se trajektorja që ndjek një plumb. Ka pasur raste kur kanë humbur jetën persona të pafajshëm, janë gjymtuar kalimtarë të rastësishëm.
Si duhet vepruar në hetim?
Karamuço: Ka disa elementë që e bëjnë të rrezikshëm, nxehtësia, vala goditëse dhe po ashtu kemi edhe efektin psikologjik të traumës, panikut. Kemi pasur raste të humbjes së jetës nga arresti kardiak.
Karamuço theksoi se Policia e shteti nuk ka mjetet e duhura për zbulimin e mbetjeve eksplozive gjatë kontrolleve rutinë.
/abc
Karamuço: Policia nuk është e pajisur me mjetet e duhura për të parë nëse ka mbetje eksplozive. Ne nuk i kemi këto pajisje dhe nuk i vihen në dispozicion policisë që merret me kontrollet rutinë.