Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vizitoi minierën e qymyrit në rrethin Amasra të provincës veriore turke Bartın, ku 41 punëtorë humbën jetën si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje.
Erdogan inspektoi nga afër minierën, ku u informua mbi punimet dhe situatën e fundit nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Bilgin dhe ministri i Energjisë së Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez.
Presidenti Erdogan më pas kaloi në Qendrën e Koordinimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ku kryesoi një takim koordinativ.
Erdogan gjatë inspektimeve u shoqërua nga kryeparlamentari Mustafa Şentop, nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Transportit dhe Infrastrkuturës Adil Karaismailoğlu, nënkryetari i AK Partisë Binali Yıldırım, shefi i Drejtorisë së Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Dyzet persona mendohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Turqinë veriore, thotë ministri i brendshëm i vendit. Suleyman Soylu më herët tha se 58 njerëz ishin shpëtuar nga miniera dhe mbi një duzinë mbetën të bllokuar.