Një nga banoret e zonës që u zgjua e shokuar nga shpërthimi i tritolit tek hotel ‘Bizanti’ pranë shëtitores së Sarandës shprehet se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet.
Ajo thotë se fatmirësisht nuk ka dëme.
“Thashë se qe tërmet, po shpëtuam. Kemi shtëpinë e kunatit dhe djalit këtu, por shyqyr nuk ka dëme. Dyqanin këtu e ka me qira një nga Tirana dhe e lajmëruam që të vinte”, tha banorja.
Hoteli ‘Bizanti’ në Sarandë është hedhur në erë me disa kilogramë tritol mëngjesin e sotëm. Dy ortakët, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë. Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar edhe bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera.