Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku banesës së policit Zef Kola rreth orës 02:00 pa mesnate, i është vendosur një sasi eksplozivi. Kola ka pretenduar se nuk ka konflikte me askënd dhe kërkon që autoritetet të zbardhin ngjarjen.
U mësua se djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.
Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia njoftoi se në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
https://www.priza.al/e-fundit-i-vendoset-tritol-baneses-se-policit-ne-lezhe/