Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanxhak. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur tritol në banesën e Skënder Likës.
Lënda plasëse, sipas bluve është vendosur në verandën e banesës dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.