Tritoli që shpërtheu mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë ishte vendosur në portën e jashtme të një fasonerie.
Policia bën me dije se objekti në fjalë është në pronësi të një shtetasi italian. Pronari i fasonerisë është Roberto Bingaido.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer disa xhama ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ka qenë i parkuar pranë fasonerisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.