Shpërthimi me tritol te “Komuna e Parisit”, makina në pronësi të prokurorit të njohur 

Mbrëmjen e sotme ka shpërthyer makina e prokurorit Arjan Muça. Policia njofton se mjeti ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.

Në momentin e shpërthimit, automjeti mësohet se ndodhej brenda parkingut të një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e “Komunës së Parisit”.

Dyshimet më të forta për momentin, nisur edhe nga shpërthimi janë se kemi të bëjmë me tritol që i ishte vendosur makinës duke e hedhur në erë.

Muça ka edhe gruan gjyqtare në gjykatën Administrative të Gjirokastrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *