Shpërthimi në banesën e Dukës, reagon Meta: Akti terrorist në familje! Të ndalohen dhe të vihen para drejtësisë autorët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të banesë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meta i bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje, të cilën e konsideron shumë të rëndë. Gjithashtu ai thekson se një akt i tillë kriminal shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shorehet Presidenti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *