Shpërthimi në banesën e Likës/ Fqinjët: Menduam se ishte tërmet. Dëmet janë kolosale

Fqinjët e Skënder Likës, banesës së të cilit i vendos tritol mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Lezhës, e përshkruajnë shpërthimin si shumë të fuqishëm. Ata e krahasojnë me një tërmet të fortë, ndërsa shprehen se dëmet në banesat dhe bizneset e tyre janë shumë të mëdha.

“Shpërthimi ka qenë shumë i frikshëm shumë i tmerrshëm. Ne ishim në gjumë, e kemi dëgjuar! Si tërmet i fuqishëm. Kur kam dalë jashtë kam menduar se ishte tërmet. Dëmi është kolosal. E kemi pasur ballë për ballë shtëpinë” – tha një prej tyre.

“Nga ora 3 e gjysmë. Kur dola mendova se ishte ndonjë termet. Dolëm të gjithë! Pashë pastaj policinë, i kanë vendosur tritol kushëririt tim. Ja ka çarë murin atje. U frikësuam shumë. Kam dalë me vrap duke ikur nga frika. Çatia më ka dalë nga shtëpia. Kam biznesin çdo gjë na është thyer”– u shpreh një tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *