Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka njoftuar se është duke mbledhur informacion për shpërthimin e fuqishëm që ka tronditur Libanin.
Zëdhënësi Matthew Miller tha se SHBA-të nuk janë të përfshira në incident dhe nuk janë të informuar për përgjegjësinë. Ai shprehu shqetësim për çdo incident që mund të përshkallëzojë tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërkoi një zgjidhje diplomatike mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Miller theksoi se është ende herët për të vlerësuar ndikimin e shpërthimeve në bisedimet e armëpushimit.
“Ne po mbledhim informacione për këtë incident,” tha Miller.