Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur pas një shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, raportojnë autoritetet turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, qendër e populluar nga turistët.
Një i dyshuar tani është arrestuar, tha ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen. Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulm i poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.