Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kujtuar javën Çame në Kuvend në lidhje me gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.
Idrizi tha se çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështjes e një komunitetit, por është e të gjithë shqiptarëve.
Sipas tij shteti grek ka një qëndrim foshnjarak ndaj çështjes çame, duke pretenduar se ajo nuk ekziston.
“27 qershorin është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi, siç është e njohur botërisht në fund të Luftës së Dytë Botërore nga 27 qershor 1944 deri në mars 1945 u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit. 2770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht. nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre. 30 mijë u dëbuan. 2900 të tjerë vdiqën nga uria etja dhe sëmundjet në një rrugëtim biblik drejtë Shqipërisë.
Unë ekzistoj, ashtu si unë në këtë sallë janë edhe pesë të tjerë që kanë gjak çam. Ne nuk jemi rastësisht këtu, jemi si pasardhës të atyre që u vranë dhe dëbuan vetëm se ishin shqiptarë. Unë po ju kërkoj që duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështjes e një komunitetit, por është e të gjithë shqiptarëve”, tha ai.