Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt. Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.
Rasti është publikuar nga skuadra e vrojtuesve të plazhit,
POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:
Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tonë.
Vrojtuesit të Plazhit, @ismetketa i duheshin vetëm 10 minuta për të mbyllur turnin e punës në plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka dëgjuar britma për ndihmë…
Me baywatch në dorë është nisur menjëherë drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona që kërkonin ndihmë për mikun e tyre i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallgët i rrezikuari ishte në gjendje kritike për jetën.
Ismeti tregon, qe iu deshën rreth 20 minuta për të dalë nga vorbulla bashkë me të rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishëm për tu mbajtur tek baywatch-i i shpëtimit.
Fale Zotit sot Vrojtuesit shpëtuan një personazh që i ka dhënë shumë publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdojë t’i japë .
/Priza.al/