Mëngjesin e sotëm në Greqi një anije ku po udhëtonin 38 emigrantë të paligjshëm rrezikoi të mbytej. Policia kufitare greke iu erdhi në ndihmë emigrantëve që udhëtonin në një varkë në brigjet e Gavdos.
Sipas medias greke emigrantët u shpëtuan nga një roje plazhi me ndihmën e dy anijeve të tjera kalimtare në zonën detare 20 milje detare në jug të Gavdos.
Ndërkohë emigrantët ilegalë do të dërgohen në portin e Chora Sfakion.