Kryebashkiaku, Erion Veliaj është takuar këtë të enjte me zjarrfikësin, Shkëlzen Lamuça i cili i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Kombinat.
Veliaj i shprehu mirënjohje dhe e cilësoi atë si Hero të Qytetit.
“Jam shumë krenar për ty dhe gjithë trupë e zjarrfikësve. Jo vetëm që kemi përforcuar forcën fizike por edhe e kemi plotësuar me mjete. Keni bërë gjë që askush nuk e bën, as mjeti. Unë jam i nderuar që të kam koleg dhe gjithë Tirana është. Doja të kishe medaljen e mirënjohjes, ndaj dhe të falënderoj shumë. Ke gjithë urimet e qytetit”, tha ai.