Shpëtoi motrën e vogël, 10-vjeçari ‘hero’ mbytet në lumë

Historia dramatike e një 10-vjeçari në SHBA po bën xhiron e botës, ndërsa ai cilësohet si hero. Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut, në Amrikë, për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej. Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë.

Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre. Pasi tre vëllezërit dhe motra më e vogël ranë në ujë, babai Chad Sneve u përpoq të shpëtonte dy prej fëmijëve ndërsa Ricky u hodh për të marrë motrën e tij më të vogël. Djali arriti që të shtynte të motrën në breg, ndërsa më pas u zhduk nën ujë.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites dhe nxiti një “operacion shpëtimi në shkallë të gjerë”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Lincoln në një deklaratë. Një ekip zhytjeje gjeti trupin e fëmijës rreth orës 22:30, thanë autoritetet.

“Ricky Lee ishte një djalë i ri shumë inteligjent dhe i zgjuar, i cili e donte familjen e tij dhe ishte një djalë i vogël aventureske,” shkroi xhaxhai i tij në faqen GoFundMe, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 18,000 dollarë. “Ai do të bënte gjithçka për të ndihmuar nënën e tij ose këdo në të, pa u pyetur kurrë. Ricky dha jetën e tij duke u përpjekur të bënte atë që e dinte më së miri.” Babai i Ricky, Chad Sneve, gjithashtu i dha homazhe djalit të tij.

/Burimi nbcnews/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *