Robert Neçaj vrojtues plazhi dhe zv.President i Federatës së Vrojtuese ka lënë spitalin këtë të shtunë.
Kujtojmë se Neçajn përpjekje për të shpëtuar vëlla e motër në zonën e Ranës së Hedhun, ai mbeti i dëmtuar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, babi i tij shkruan se Roberit është përmirësuar mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
“Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet. Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira! Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë. Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.
Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por ” i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit. Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg”, shkruan babai i vrojtuesit të plazhit.
Megjithatë, pas ditësh në spital, që nga data 16 gusht, Robert Neçaj është përmirësuar falë fizikut të tij dhe punës së mjekëve. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur! Faleminderit me përultësi të gjithëve”, shkruan babai i tij.