“Shpëton” Sanna Marin, arkivohen ankesat ndaj kryeministres së Finlandës

Ankesat e depozituara në Finlandë kundër kryeministres Sanna Marin për pjesëmarrjen e saj në Parti të ndryshme janë hedhur poshtë. Çështja u shfaq pas publikimit të videove ku shihet kryeministrja 36-vjeçare duke kërcyer dhe argëtuar me VIP-a dhe miqtë në festa gjatë natës . Sipas kancelares së drejtësisë , e cila në Finlandë është përgjegjëse për vlerësimin e ligjshmërisë së veprimeve të anëtarëve të qeverisë, megjithatë, “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se Sanna Marin ka kryer aktivitete të paligjshme ose ka dështuar në funksionet e saj zyrtare”.

 

Imazhet e kryeministres kishin bërë xhiron e botës, duke ngritur pyetjen për aktivitetet private të drejtuesve institucionalë . Disa madje kishin akuzuar Marin, kreun më të ri të qeverisë në Evropë, se nuk ishte në gjendje të luante rolin e saj për shkak të “konsumimit të alkoolit” . Të tjerë kanë theksuar se 36-vjeçarja ka vënë në rrezik ” reputacionin dhe sigurinë ” e Finlandës .

Mirëpo, kancelarja e Drejtësisë vlerësoi se ankesat nuk kanë konstatuar shkelje të “funksioneve specifike zyrtare”, pra janë ankesa të papranueshme që nuk kanë “lidhje ligjore përkatëse me veprimin zyrtar të një ministri”. Megjithatë, sa i përket gjykimit për aspektet morale dhe sociale të çështjes, nuk është çështje drejtësie, por “prerogativë e Parlamentit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *