Mushkonjat janë gjëja më e bezdisshme e muajve të verës, të pickojnë dhe s’të lënë rehat.
Pa përmendur pastaj faktin që ato mbartin edhe sëmundje si malaria, virusi Zika dhe ethet.
Shumica prej nesh i drejtohet insekticideve kimike, për largimin e tyre port ë mos harrojmë se këto mënyra shkaktojnë edhe reaksione alergjike tek shumë prej nesh, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një repelent shumë i mirë ndaj insekteve, rekomandon lëngun e limonit si shumë efektif ndaj mushkonjave dhe pa efekte anësore reaksione alergjike etj .
Arsyeja pse është kaq i efekshëm është përbërja aktive cineole, e cila ka veti antiseptike dhe kundër insekteve kur aplikohet në lëkurë. Gjëja më e mirë është se kjo përzierje nuk ka pasoja negative si kimikatet kundër insekteve. Për të përdorur këtë përzierje, përzieni lëngun e limonit me vaj eukaliptit në përmasa të barabarta dhe aplikojeni në trupin tuaj.