Shpëtuan jetën e Eriksenit në ndeshjen ndaj Finlandës, UEFA vlerëson mjekët dhe kapitenin danez

Arrest kardiaku që pësoi Christian Eriksen në “Euro 2020” do të mbetet gjithmonë në memorien e shumë tifozëve . Presidenti i UEFA-s ka vlerësuar me çmim kapitenin e kombëtares daneze, Simon Kjaer dhe mjekët që i shpëtuar jetën Eriksenit.

Menjëherë kanë ardhur falënderimet e mesfushorit të Inter-it.

“Dua të falënderoj Morten dhe mjekët që më kanë ndihmuar në Parken më 12 qershor. Keni bërë një punë të shkëlqyer dhe më keni shpëtuar jetën. Një falënderim të madh edhe për mikun tim dhe vëllanë Simon dhe shokët e kombëtares për mbështetjen e tyre, si më 12 qershor edhe më pas. Falënderoj të gjithë tifozët për mesazhet. Kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe na kanë dhënë një forcë të madhe” – tha Eriksen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *