“Shpif Amerika, shpif Anglia”/ Spiropali-Berishës: Vetëm t’i je i kulluar!

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali reaguar pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga Britania.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali ka ironizuar përgjigjen e Berishës i cili e cilësoi si shpifje çështjen e non gratës.

“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!”, shkruan ajo.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *