Një rrufepritës me lazer është shpikja më e re e teknologjisë që mund të devijojë shkarkimin elektrik në vende ku nuk mund të shkaktojë dëme.Shkencëtarët shprehen se teknika e re mund të mbrojë aeroportet, karburantet, platformat e lëshimit të raketave dhe objekte të tjera nga shkatërrimi. Lazeri krijon një shufër virtuale që imiton përçuesit metalikë të cilët presin rrufetë dhe e drejtojnë rrymën drejt tokës.
Pajisja peshon 5 ton, është sa një makinë e madhe dhe mund të lëshojë deri në 1000 pulse në sekondë. Fillimisht u instalua pranë një kulle telekomunikacioni në Alpet zvicerane e cila goditet nga vetëtima rreth 100 herë në vit.
Në 6 orë operacion gjatë stuhive me vetëtima ata vunë re se lazeri devijoi drejtimin e 4 shkarkimeve elektrike nga kulla 121 metra e lartë. Rezultaten u mbështetën duke përdorur valë me frekuencë të lartë elektromagnetike të prodhuara nga vetëtimat për të lokalizuar goditjet.