Shpikja e Bashkisë së Durrësit! Rruga merr emrin e mbretit ‘misterioz’

Një mbret që nuk ekziston në historinë e Shqipërisë është ‘shpikur’ në Durrës, ku një nga rrugët e qytetit është emërtuar nga punonjësit e Bashkisë së qytetit bregdetar me emrin e një mbreti që nuk ekziston.

Fotot e publikuara së fundmi, tregojnë tabelën informuese që mban emrin e rrugës, e cila quhet “Mbreti Gert”. Fotot janë publikuar nga mjeku Ilir Allkja në profilin e tij në Facebook.

“Rruga me emrin “mbreti Gert”! Durrësi drejtohet nga pushtetarë injorantë e analfabetë. As Durrësi e as Shqipëria nuk ka njohur ndonjë “Mbret Gert”, shkruan Allkja.

Deri më tani, në historinë e mbretërve shqiptarë nuk njihet asnjë i quajtur “Gert”. Megjithatë, ekziston mundësia që të jetë një gabim drejtshkrimor. Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit, i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *