Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka qëndruar për rreth 40 minuta në SPAK paraditen e sotme, ku ka dhënë shpjegimet e tij në lidhje me padinë e depozituar disa vite më parë për rrugën Tiranë Elbasan.
Në një dalje për mediat, Gjiknuri tha se kjo rrugë është një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri. Më tej ai theksoi se rruga ishte kontraktuar të përfundonte me një kosto prej 240 milion por sipas tij përfundoi me një kosto prej 400 mln eurosh.
“Një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri që ishte kontraktuar me 240 mln euro dhe përfundoi me një kosto prej 400 milionë euro. Shpjegimet e mia i kam dhënë në prokurori. Nuk kam asgjë më tepër për mediat”, deklaroi Gjiknuri.