Bordelloja Fun Palast në Vjenë po ofron vaksinim kundër COVID-19, e ata që e shfrytëzojnë këtë ofertë marrin një vauçer për një vizitë pa pagesë. Fun Palast shpreson që me këtë veprim do të rrit përqindjen e vaksinimit, si dhe numrin e klientëve që ka rënë dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19.
Në këmbim të vaksinimit, vizitorët marrin pa pagesë një sesion 30-minutësh në “klubin e saunës” me një “vajzë sipas përzgjedhjes së tyre”. Përqindja e vaksinimit në Austri është ndër më të ulëtat në Evropën Perëndimore, gjë që ka çuar qeverinë në atë që të aplikojë masa më të rrepta të kufizimit.
Afërsisht 64 për qind e banorëve në Austri janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID-19, e ata që nuk kanë marrë vaksinën tani u është ndaluar që të futen nëpër kafiteri, restorante dhe të berberët.
Rregulli “2G” që kërkon dëshmi për vaksinimin e plotë apo shërimin nga coronavirusi dhe gjithashtu do të jetë në fuqi për vizita nëpër hotele, kinema apo ngjarje të ndryshme ku janë me mbi 25 persona.
Rregullat e reja, të publikuara të premten, kanë pasuar pasi që rastet e reja ditore kanë arritur kulmin. E bordello inkurajon meshkujt dhe gratë që ta vizitojnë për shkak të vaksinimit.
“Për shkak të pandemisë kemi regjistruar rënie të vizitave prej 50 për qind, e me këtë iniciativë shpresojnë që numri i tyre sërish do të rritet”, thuhet ndër tjera nga Fun Palast.
“Edhe ashtu do të vaksinohesha, por rregullat “2G” sigurisht se e kanë përshpejtuar paksa procesin”, ka thënën Gerhad që vizitoi bordellon. Sipas tij një iniciativë e tillë është e mirëpritur, pasi rritet përqindja e të vaksinuarve gjë që është e nevojshme në luftën kundër pandemisë.
“Në thelb shikova statistikat dhe lexova se kemi nevojë për 70/75 për qind që të arrijmë imunitetin kolektiv, por aktualisht jemi në 63 për qind. Më pas në këto statistika vërejta se shumë burra, kryesisht emigrantë, po refuzojnë të vaksinohen apo ndoshta nuk e dinë se mund të vaksinohen”, tha Peter Laskaris, menaxher në Fun Palast.
E një prej grave që punon në Fun Palas, mendon se është ide e mirë të vendosen pika të vaksinimit në Fun Palast, pasi kjo thirrje tregon se është vendi ku argëtohen njerëzit dhe bëjnë diçka që të rikthehet normaliteti në vend.
/Burimi: Skynews/ Përshtati: Priza.al/