Ofendimet ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh tashmë. Ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin dhe nisin me ofendime nga më të rëndat ndaj tij, pas zhvillimeve negative në vend.
Videot janë bërë virale në rrjete sociale, ku qytetarët bërtasin me të madhe “Shporru Mitsotakis!”.
Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje. Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius.
Një 38- vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve.
Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit, ndërsa autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit është mbyllur të shtunën.
Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.
/Burimi: protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/