‘Shpreh keqardhjen për non grata-n e Berishës’, Basha pas mbledhjes: Mbështes përpjekjet për drejtësi…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi mbledhje me grupin të PD-së me dyer të mbyllura. Pas përfundimit të mbledhjes, Basha tha se nuk kanë munguar debatet për çështjen ‘Berisha’. Sipas Bashës, plani i Berishës është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non-grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për transparencë e drejtësi. Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverisë amerikane për shpalljen e tij non grata. Nga ana tjetër po kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.

A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD?

Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij. Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.”, tha Basha para grupit të PD-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *