Një 66-vjeçar është kthyer në të shëruarin e katërt (dhe më të vjetrin në moshë) nga virusi HIV.
Atij iu krye transpanti i palcës kurrizore me qëllim trajtimin e leuçemisë nga një dhurues i cili ishte natyralisht imun ndaj virusit. Fatmirësisht, 66-vjeçari nuk e vijon kurën me mjekime për HIV.
“Pacienti”, i cili dëshiron të mbetet anonim, është shprehur jashtëzakonisht mirënjohës dhe falenderues që trupi i tij nuk është më mbartës i virusit. Ai theksoi se shumë miq dhe të njohur të tin, të cilët vuanin po ashtu nga HIV kanë ndërruar jetë, pasi nuk patën fatin që të mbërrinin në periudhën kur kurat mjekësore do t’u dhuronin atyre vite jete normale.
“Kur u diagnostikova me HIV në 1988, mendova se si shumë të tjerë, edhe unë isha dënuar me vdekje”, rrëfeu ai. “Mendova se nuk do e shihja kurrë ditën kur unë nuk do kisha më HIV”.
Por, pacienti nuk u trajtua për HIV, por për leuçemi në gjak, pasi u diagnostikua me të 3 vite më parë. Ekspertët vendosën që të kryenin transpantin e palcës për të zëvendësuar qelizat kancerogjene dhe për fat të mirë, dhuruesi ishte imun ndaj virusit HIV.
*HIV hyn në qelizat e bardha të gjakut duke përdorur një portë mikroskopike, një proteintë të quajtur CCR5. Disa njerëz, përfshirë edhe dhuruesin e palcës, kanë mutacione të CCR5 që e mbyllin këtë portë, duke mos lejuar depërtimin e virusit HIV.
Pas transplantit, pacienti është mbajtur nën vëzhgim dhe virusi ka 17 muaj që zmbrapset nga trupi i tij.
Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 2011 kur Timothy Ray Brown , i njohur si“Pacienti i Berlinit” u bë personi i parë në botë i shëruar nga HIV, i ndjekur nga 3 raste të tjera.
Këto rezultate i japin shpresë njerëzimit dhe të prekurve nga virusi HIV, duke dëshmuar kështu edhe zhvillimin e mjekësisë dhe shkencës.