Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në lokalin Odeon 2 në Radhimë të Vlorës, ngjarje e ndodhur kjo ditën e sotme.
Mësohet se në ambientet e lokalit, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi kanë qenë duke fjetur 4 punonjës, që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Një prej pronarëve të lokalit, Sidrit Shabani, është kunati i Florenc Çelës, i marrë në pyetje për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në Elbasan, atë të Gentjan dhe Nezir Beqirit. Shabani po ashtu ka punuar si DJ në lokalin e fisit Çapja në Elbasan, këta të fundit të skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale ndodhur vitet e fundit. Burime për median në me dije se sasia plasëse është vendosur në tualetin e lokalit, dhe më pas shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, duke shkatërruar xhamat e biznesit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.