Francezi Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë presidentin e Francës, Emmanuel Macron u dënua me katër muaj burg. Dënimi u dha të enjten në një gjykatë në një qytetin Valence, dy ditë pas incidentit. Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.
Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.
Tarel e përshkroi veten si simpatizant i krahut të djathtë. Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.
Macron nuk e komentoi gjyqin, por tha se “asgjë nuk e justifikon dhunën në një shoqëri demokratike – kurrë”. Një person tjetër i arrestuar në përleshjen që pasoi shuplakën, do të gjykohet në një datë të mëvonshme për armëmbajtje pa leje.