Shpyllëzimi në Amazonën braziliane arriti një maksimum historik në gjysmën e parë të vitit 2022.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze AFP, duke iu referuar agjencisë kombëtare të hapësirës INPE.
Sipas agjencisë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, pylli tropikal më i madh në botë është ulur me 3 mijë e 750 kilometra katrorë të xhunglës.
Kjo është shifra më e lartë që prej të dhënave të tilla në vitin 2016. Vitin e kaluar shpyllëzimi i Amazonës arriti në 3 mijë e 605 metra kilometra katrorë.
Gjithashtu, satelitët INPE regjistruan më shumë se 2 mijë e 500 zjarre në Amazona muajin e kaluar.
Kjo është shifra më negative që nga qershori i vitit 2007, kur u regjistruan më shumë se 3 mijë e 500 zjarre.
Më shumë se 7 mijë e 500 zjarre janë regjistruar që nga fillimi i vitit, që është 17 për qind më shumë se në vitin 2021, tha ministria.
Kjo është shifra më e lartë e gjashtëmujorit që nga viti 2010.
Presidenti aktual i Brazil-it, Jair Bolsonaro, dhe qeveria e tij janë kritikuar vazhdimisht për mungesën e vëmendjes ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve të Amazonës.
Ai akuzohet për një politikë të nxitjes së zhvillimit të bizneseve të mëdha që dëmtojnë mjedisin.
Në veçanti, bëhet fjalë për nxjerrjen e mineraleve në zonat e mbrojtura ligjërisht të Amazonas.
Bolsonaro akuzohet gjithashtu për mbështetjen e mosndëshkimit të minatorëve të arit, fermerëve dhe tregtarëve që merren me prerje të paligjshme.