Të ftuara së fundmi në “E Diell”, ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ Shqipe Hysenaj dhe personazhi i njohur i ‘TikTok’ Serena Sula kanë pasur debate të forta mes tyre.
Thuajse në çdo dalje televizive, vajzat tërheqin vëmendjen e publikut me deklaratat e tyre.
Shqipja është shprehur kundër ekspozimit të vetes dhe vulgaritetit në të folur, ndërsa Serena tha se bën çfarë të dojë me jetën e saj.
Pjesë nga debati mes tyre:
“Ti mund të bësh ç’të duash me jetën tënde, por njeriu duhet të ketë korniza për respektin e vetes sepse në momentin që respekton veten, respekton familjen dhe ata që të kanë edukuar”,– tha Shqipja.
“E di sa e dua veten unë o Shqipe? Gjithë ditën rri para pasqyrës. E ke për twerk-un ti?”,- i përgjigjet Sula.
Shqipja: Jo, e kam dhe për mënyrën vulgare të të folurit dhe shoqërimi me shumë njerëz.
Serena: Shumë djem? Po ça të bëj unë! Të gjithë më vijnë. Po s’i provova unë kush do i provojë!
Shqipja: Ah po ti qenke shalqi me provë.
Serena: Po 1 jetë kemi
Shqipja: 1 jetë kemi, por jo 1 jetë ta shtrydhim veten
Serena: Pse Kim Kardashian ka bërë video seksi dhe sot është milionere? Ça ka ajo më shumë se ne? Unë dua ta ndryshoj Shqipërinë. Unë do jem ajo që do e ndryshoj që femrat të jenë më të hapura.
Shqipja: Femrat të jenë më të hapura?
Serena: Ti në “Për’puthen” ça ke bërë? Ça s’ke sha e s’ke bërë, për famë ke shkuar edhe unë për famë i bëj.
Shqipja: O Serena ti shkon me njerëzit moj
Serena: Ça të duhet ty me kë shkoj unë? Më respektojnë portalet keni inat
Shqipja: Ti je llumi njerëzimit moj si po të respektojnë portalet?
Serena: Ajo që mbahet në gojë është e mirë
Shqipja: Karamelja që e mbajnë të gjithë? Dhe në fund s’ka për të të marrë asnjeri
Serena: Po si marr unë. Pak se mbajta Arjonin me bukë. Unë jam Miss Bota ça do më marrin mua.