Shqipëri-Turqi marrëveshje për dronët, Rama tregon se kush do t’i drejtojë punët në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

Në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë është mbajtur takimi për firmosjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryeministri Rama, i cili në fjalën e tij, tha se ishte tepër e vështirë që të realizohej një marrëveshje e tillë, por sipas tij, mjafton të jesh në anën e duhur, ndërsa e konsideroi si tepër të rëndësishme atë për marrëdhënien dypalëshe, Shqipëri – Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

“Të gjithë ne e dimë që kur vjen fjala për mjetet pa pilot, “Bayraktar”, ose dronët siç quhen ndryshe, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë edhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh dhe të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë. Do të thotë që duhet të jesh në anën e duhur. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për forcat tona të armatosura, por edhe të Ministrisë shqiptare dhe asaj turke të Mbrojtjes. Kjo është një marrëdhënie që po bëhet gjithmonë e më e mirë, një marrëdhënie e natyrshme dhe e ndërtuar përgjatë viteve dhe sot është në pikën e saj më të mirë.”, tha Kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare bëri me dije se do të jenë mbi 30 persona, të cilët do të trajnohen nga drejtuesit e “Bayraktar”, për t’u përgatitur në mënyrën e duhur për të marrë në dorë frenat e punëve të bazës ajrore të Kuçovës.

“Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu thjesht teknologjinë më të mirë në këtë fushë, por sjellim gjithashtu një fushë të re njohurish. Janë mbi 30 persona që do të trajnohen nga “Bayraktar”. Ata do të trajnohen, do të përgatiten, do të japin provime dhe do të bëhen gati për të drejtuar punët në bazën ajrore të Kuçovës.”, vijoi ai.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *