Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane. Më tej, Rama ka theksuar se sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.
“Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila ve menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës
Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët. Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar”, tha Rama.