Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut qëndruan deri në fund bashkë derisa morën dritën jeshile për hapjen e negociatave me BE. Por tani është fare e qartë se ato duhet të performojnë secila me vete.
Komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi ka hapur garën për të dyja vendet kur ka thënë se do të anëtarësoshet e para ai vend që plotëson më parë kushtet. Në intevristën për Euroaktiv pohoi për Euractiv Varhleyi ka thënë se: “Shqipëria me Maqedoninë e Veriut tregoi duke lënë të kuptuar kuptuar se vendet tona anëtare donin që të dyja ato të ecnin përpara. Tani megjithatë, Shqipëria mund të vazhdojë vetë. I gjithë procesi i zgjerimit bazohet tek meritat dhe tani gara është e hapur, kush ofron rezultate i pari, do të anëtarohet në fillim.”
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së. Komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi pohoi për Euractiv se situata e krijuar së fundi ka injektuar energji të reja në vullnetin e bllokut për zgjerim.
BE mesaduket e ka kuptuar rëndësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor që do ishte stabilitet.
“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”- tha Varhelyi. Komentet e tij erdhën pasi krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për çeljes zyrtare tënnegociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.