Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me jehonën që i bëjnë mediat e huaja Shqipërisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se media e njohur zvicerane ’20 minutes’ i sugjeron lexuesve që të vizitojnë vendin tonë gjatë shtatorit.
Sakaq shton se Shqipëria është renditur si destinacioni i parë i preferuar krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali.
Postimi i plotë:
?️Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja?
“20 Minutes”, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri?
Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali?