Dhjetë vende votuan në favor të projektrezolutës së paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA në OKB kundër aneksimit rus të rajoneve të Ukrainës.
OKB i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë nga Ukraina.
Siç pritej, Rusia vuri veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që dënonte aneksimin rus të territoreve të Ukrainës si shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Katër vende në organin më të fuqishëm të OKB-së, me gjithsej 15 anëtarë, abstenuan.
Këto ishin Kina, India, Brazili dhe Gaboni.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, e kritikoi votimin e projektrezolutës si një provokim dhe një akt haptazi armiqësor.
Pritet që projektrezoluta ose një e ngjashme të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për votim në ditët në vijim.
“Ushtria amerikane në Evropë është e gatshme për çdo eventualitet”, tha në një konferencë për shtyp këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
”Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska për momentin, por ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën shumë seriozisht”, deklaroi ai.
”Për NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një politikë të dyerve të hapura, por për momentin ne mbështesim Kievin në mbrojtjen e territorit të tij”, tha Sullivan.