Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria do të futet në BE, pasi sipas saj çdo shetet anëtar mendon se vendi ynë i ka përmbushur kushtet.
Në një konferencë për luftën kundër korrupsionit, Kim deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në zgjidhjen e problematikave brenda vendit.
Sipas diplomates amerikane, Shqipëria tashmë duhet të kalojë në një nivel tjetër, por duhet të vijojë të luftojë më shumë korrupsionin.
“Vetëm ju duhet ta bëni. SHBA si miqtë tuaj, do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Çdo hap do etë i vështirë por do të jemi me ju. Ndonjëherë do të lodheni, ndonjëherë ne do të jemi të lodhur, por për këtë arsye janë miqtë, ne do jemi bashkë. Ky është momenti kur ju mund të ngriheni në nivelin tjetër. Ju keni kaluar në këtë çast, jeni anëtar i NATO-s. Jeni në prag të BE-së, çdo anëtar i BE-së bie dakord që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Ju do jeni anëtare e BE-së. Tani, që nga 1 janari jeni anëtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që është trupi më i rëndësishëm në botë, ju vendosni për çështjet më të rëndësishme në botë. Jeni lider me ne në çështje që kanë lidhje me Ukrainën. Kryeministrit tuaj i kërkohet që të flasë për çështjet që lidhen me Ukrainën. Ju jeni në një nivel tjetër.
Do ju duhet që të kaloni në një nivel tjetër, por nuk mund ta bëni nëse keni korrupsion. Edhe neve kemi korrupsion, por kemi ligje. Kemi një kontekst shoqëror që e bën të jesh i turpëruar që jeni të korruptuar. Kemi prokurorë dhe gjyqtarë që zbatojnë ligjet. 30 vite, një brez i plotë që kur ju thyet prangat e Komunizmit, është koha të thoni e ligji është i zbatueshëm njësoj për të gjithë. Nëse dikush thyen ligjin, do të paguajë çmimin.
Nuk mendoj se asnjë po kërkon privilegj të veçantë. Ju po kërkoni që fëmijët tuaj të kenë të njëjtën mundësi të barabartë me fëmijët e çdo kujt tjetër. Nëse janë të talentuar, do të përfitojnë sa më shumë para. Do të ketë kohëra kur mund të rrëzohemi, por ta ngremë njëri-tjetrin, Shqipëria do ecë përpara, ne do ecim me ju” – tha Kim.