Në një intervistë për Faxnews avokatja Enida Bozheku, ka folur edhe për nismën e legalizimit të kanabisit.
Ajo tha se ishte e dyshimtë mënyra se si kjo nsimë u deklarua nga qeveria, duke e konsideruar atë si të gabuar.
Më tej Bozheku ka shtuar së me legalizimin e kanabisit, Shqipëria do të shnërrohet në një “parajsë” kriminale.
Bozheku: Në fakt është një temë që ka mjaft kohë që diskutohet, duhet apo jo. Kur vjen në analizën më konkrete duke parë edhe vendin lindin disa pikëpyetje.
Ideja e kanabisit ajo që thuhet për efektë mjekësore, është hedhur nga viti 2014. Ajo që është e dyshimtë e para mënyra se si u vendos dhe u deklarua me diskutim publiik, ishte e gabuar, ishte një armë propagandë, bëhen me referendum popullor, fushata sensibilizuese, që këtu kemi një gabim.
Ku do të mbillet kanabisi, ku janë pikat? A do të ndikojë në bujqësi? Ne tek pjesa e tregut ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria është urë kalimi. Kush do ti sigurojë kontratat, me firmat farmaceutike. Nuk dimë asgjë, kujt do i jepet licenca? Sa rrënjë do të prodhohen në vit, ka aq shumë pyetje që ne nuk dimë.
Mua më shqetëson edhe në lidhje me efektet penale. Cfar do të ndodh me ata njerëz që janë në burgje për kanabis? I bie të ketë amnisiti, e ata të dalin të dalin nga burgjet.
Shqipëria do të bëhet një parajsë kriminale, se vendi ynë nuk ka kontroll absolut të vetin. A ka shteti ynë kapacitet? Ka një lloj heshtje nga ata që e shitën si një arritje.