“Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, Rama: Çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë!

Kryeministri Rama ka përcjellë një tjetër apel ndaj qytetarëve, që të shkojnë drejt kutive të votimit. Thirrja e tij vjen pak çaste pasi ka nisur votimi.

Ai shprehet se të gjithë në këtë ditë duhet të tregojmë se përtej partive e dasive, për ne është Shqipëria. Ndaj le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit.

Statusi

MIRËMËNGJES

le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *