Shqipëria e ka ndaluar përdorimin e ‘OKI-t’ pa recetë mjekësore, ja efektet anësore

“OKI” vazhdon të jetë njëri prej barnave që po përdoret në vazhdimësi kundër dhimbjeve të kokës në Kosovë. Por Shqipëria vitin e kaluar e ka ndaluar përdorimin e këtij ilaçi pa recetë mjekësore.

RREZIQET DHE KUR NUK REKOMANDOHET

OKI mund të ketë efekte anësore, madje dhe shumë të rënda. Ndër më të zakonshmet kujtojmë:

Ndjeshmërinë ndaj dritës (fotosensibiliteti): këshillohet të shmangi ekspozimin e drejt për drejtë në dritën e diellit, edhe në rast se qielli është i vrenjtur, apo ndaj ambazhureve gjatë trajtimit me Oki deri në dy javë pas ndërprerjes. Rreziku është se mund të shfaqet kruarje, djegie, eritremë, ortikaria dhe skuqje. Në përgjithësi është një problem që lidhet me përdorimin e ketoprofenit në format e përgatitjes gjysmë të ngurta (xhel, krem, vajra, dyll kundër dhimbjes,…)
Rrit rrezikun e trombozës, toksicitet të mëlçisë dhe veshkave, sidomos gjatë trajtimeve të stërzgjatura.
Rrezik i hemorragjisë gastrointestinale në formën e ulçerës (rreziku rritet me dozën)
Çrregullime të shikimit

Oki nuk rekomandohet, apo kërkon kontroll më të madh mjekësor në rastet e pacientëve:
Duhanpirës apo alkooldashës (alkolizmi)
Kardiopatikët (probleme me zemrën)
Nefropatikët (probleme me veshkat)
Asmatikët
Anemikët
Ata që vuajnë nga sëmundje inflamatore kronike të zorrëve, si sëmundja e Crohn apo koliti ulceroz.

Duhet shmangur marrja e Oki me disa ilaçe të tjera si:
Kortizoni
Antikoagulant si vvarfarin
Disa antidepresivë
Aspirinë
Antiinflamatorë të tjerë

Duhet të theksohet se ilaçi duhet të vlerësohet me kujdes në rast të dhimbjes ose sëmundjeve të tjera të dhëmbëve, pasi ketoprofeni mund të shkaktojë mielosupresion (leukopeni, trombocitopeni) dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve.

SHTATZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI

Përdorimi i OKI ashtu si të gjitha ilaçet e tjera të së njëjtës kategori, nuk këshillohet te gratë që kanë si qëllim të nisin një shtatzëni, pasi përbërsi aktiv është në gjendje të ndërhyjë negativisht në shtatzëni dhe/ose në zhvillimin e embrionit/fetusit.
Rezultatet e studimeve mbi ketoprofenin në shtatzëni thonë se rrisin rrezikun e abortit apo keqformime kardiake dhe jo vetëm.

Përdorimi i Oki në fund të shtatzënië mund të provokojë një vonesë të lindjes dhe ndryshime të tjera në fetus me pasoja të rënda respiratore. Gjithashtu nuk këshillohet për nënat që ushqejnë foshnjet me gji.

DOZA

Oki, sidomos forma e saj me bustina, merret mundësisht gjatë vakteve apo bashkë me antiacidë për të reduktuar mundësinë e efekteve anësore për stomakun. Në rastin e bustinave, deri tani forma më e përdorur, dozat maksimale parashikojnë:
Të rritur: një bustinë e plotë deri në tre herë në ditë gjatë vakteve (afërsisht çdo 8 orë)
Fëmijët e moshave nga 6 në 14 vjeç: gjysmëbustine deri në tre herë në ditë gjatë vakteve.

Nuk duhet të harroni se tek fëmijët, por edhe të rriturit duhet patjetër që përdorimi i Oki të jetë rekomandim i mjekut; si dhe do të theksonim se prania e llojeve të tjera të ilaçit me të njëjtën përbërës aktiv (ketoprofene) por në doza më të reduktuara të cilat mund të shiten pa recetë, siç është vetë OkiTask.

Në këtë rast të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç mund të marrin një bustinë duke e përsëritur nëse është e nevojshme 2-3 herë në ditë. Përbërja e bustinës vendoset direkt në gjuhë.

OKI DHE DHIMBJA E FYTIT

Oki mund të jepet shpesh edhe për forma të dhimbjes së fytit pak a shumë të rënda, sidomos nëse njihet matrica virale dhe antibiotiku është i padobishëm.

Mund të rekomandohet në formëne shpëlarësit të gojës (gar-gar që e njohim), spraj e ndonjëherë edhe bustinë. Në këtë rast rekomandohet ti përmbaheni dozës që mund t’ju japë mjeku, në disa raste mund të jetë e dobishme të kryeni një lloj gargare me tretësirën e përgatitur për të pasur një veprim të menjëhershëm lokal anti-inflamator dhe lehtësues të dhimbjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *