Shqipëria e kërkoi me urgjencë/ Asambleja e OKB-së mblidhet më 10 tetor

Sesioni special i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën do të zhvillohet më 10 tetor pasi Rusia vuri veton në Këshillin e Sigurimit ndaj rezolutës amerikane që dënon referendumet për bashkimin me Rusinë në katër rajone të Ukrainës. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, zëdhënësja e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme Paulina Kubiak.

Asambleja e Përgjithshme, në të cilën marrin pjesë të 193 vendet anëtare të OKB -së, do të mblidhet të hënën pasdite me kërkesë të Ukrainës dhe Shqipërisë.

Më 30 shtator, SHBA-ja dhe Shqipëria nisën një votim për projekt-Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon referendumet në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk dhe në rajonet Zaporizhia dhe Kherson.

Rusia vuri veton ndaj dokumentit, ndërsa Brazili, Gaboni, India dhe Kina abstenuan nga votimi. Sipas rezolutës së prillit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ky organ do të mblidhet sa herë që një nga anëtarët e përhershëm përdor të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.

Rezoluta shton se nga ai moment Asambleja e Përgjithshme duhet të mblidhet brenda dhjetë ditëve.

Burimi: Serbiapost

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *