Ka nisur mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ku hapjen e mbledhjes e ka bërë kryeministri i vendit Edi Rama, i cili listoi pikat e marrëveshjes mes dy vendeve dhe theksoi se e rëndësishme është që të zbatohen secila nga pikat.
Rama ka bërë me dije se kjo marrëveshje do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit automatike dhe krijimin e kushteve të favorshme për dy anët e kufirit në lidhje me aksesimin e tregut të punës.
Fjala e Ramës:
“Ky është takimi i 7, sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e vënë në vijë. Kemi një numër marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve, të realizojmë një sinergji në të gjitha fushat.
Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë, cojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, punëismit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. më vjen mirë që sot angazhohemi për pikën kufitare në Shishtavec dhe për trafikun lokal të kufirit. Marrëveshja që kemi sot përpara, lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike. Nga ana tjetër krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës.
Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë, jep një mesazh kupim plotë për garantimin e lirisë së cdo qytetari për të punuar e jetuar në ciliëndo anë të kufirit. Të diplomuarit do kenë njohje reciproke shumë shpejt, verifikimi do kryhet në mënyrë elektronike, hiqen shkresat burokratike, diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës së burokracisë. Është një marrëveshje inovatore, dhe suksesi i saj mund të shërbejë si shembull për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin.” u shpreh Rama.
/Priza.al/