Sonte në Dyseldorf është një natë kuqezi. Shqipëria përballet me Spanjën. Kombëtares i duhet një fitore për të ëndërruar kualifikimin në fazën tjetër. Në të njëjtin orar në 21:00 do të luhet edhe ndeshja Kroaci-Itali.
Deri më tani në grupin B Spanja ndodhet në vendin e parë ka 6 pikë, Italia e dyta me 3 pikë dhe Shqipëria e Kroacia me nga 1 pikë.
Në Dyseldorf e sigurt është që ngjyrat kuqezi do të jenë dominuese, si brenda dhe jashtë stadiumit. Tifozët Kuq e Zi janë gati për të dhuruar përsëri spektakël.