‘Shqipëria është mbuluar nga një perde e hekurt’, Basha me demokratët e Lushnjës: Të çmontojmë regjimin Rama-Doshi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot demokratët e Lushnjës. Teksa po përpiqej t’i bindte që të votohet për të qenë në krye të partisë, Basha deklaroi se opozita nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim, me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve.

Ndër të tjera kryedemokrati theksoi se PD dhe populli shqiptar do jenë të vendosur, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.

Pjesë nga fjala e Bashës në Lushnjë:

Dua ta nis me një falënderim nga zemra për gjithsecilin prej jush, për themeluesit, për qëndrestarët, për drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike këtu në degën e Lushnjës.

Padrejtësia dhe masakra e 25 prillit nuk na ka mposhtur, por na ka bërë edhe më të vendosur për të vazhduar ballëlartë luftën deri në fitore, deri në largimin e këtij regjimi, deri në triumfin e demokracisë.

Në një betejë, sakrificat e së cilës nuk mund të tregohen, por që unë i di, i mbani në trupin tuaj, në shpirtin tuaj, në zemrat tuaja, në mendjet tuaja për të cilat do t’u jem përjetë mirënjohës.

Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje, por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë.

Tani pas kësaj masakre ka rënë një perde e hekurt momentalisht mbi Shqipërinë. Nga ato perde që e rendisin vendin tonë përsëri në një shtet që nuk ka lidhje me demokracinë.

Kësaj radhe diferenca ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës. Ishte më e vogël se gjysma e votave të nxjerra të pavlefshme prej një nga qindra hilet që përdori siç ishte shkurtimi i listave dhe heqja e emrit të kandidatëve nga listat. Detyra jonë përballë kësaj pakice të përbindshme kriminelësh, është të organizojmë dhe të udhëheqim shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët donin ndryshimin me 25 prill dhe e duan atë akoma më shumë sot.

Të çmontojmë regjimin Rama-Doshi se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje.

Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *