Shqipëria është pushtuar nga i nxehti, të enjten moti bën ndryshimin drastik

Masat e nxehta ajrore që kanë përfshirë vendin tonë do vijojnë të jenë prezente edhe ditën e nesërme, por të enjten gjithçka do të ndryshojë. Nga e enjtja, moti do të pësojë ndryshim duke bërë që në disa zona të rikthehen reshjet e shiut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në vendin tonë ka parashikuar ulje të temperaturave, ndërsa e njëjta situatë pritet të vijojë për disa ditë me radhë duke bërë që edhe fundjava të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe mot i freskët në pjesën më të madhe të vendit.

HARTA LIVE: 

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi mesatare deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Ndërsa temperaturat parashikohen që të luhaten: në zona malore 17 deri 34°C; në zona e ulëta 17 deri 39°C; ndërsa në zona bregdetare 19 deri 37°C.

Mirëpo me rënien e shiut, temperaturat, pritet të pësojnë një rënie në rang vendi deri në 34 gradë celsius.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *