Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe. Rastet për shënim ishin të pakta, me një dominim të lehtë të kuqezinjve, që gjithsesi e kishin të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Një barazim që i garanton Shqipërisë vendin e parë në grup. Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Europian si “kokë” grupi me 15 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të dytë.
Pas ndeshjes, në fushë shpërtheu festa, me kuqezinjtë që festuan kështu kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet verën e ardhshme.