Disa lëkundje tërmeti kanë goditur vendin gjatë orëve të fundit duke nisur nga veriu në juglindje të Shqipërisë.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se magnitudat e tërmeteve ka qenë të ulëta dhe nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.
Tërmeti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:20 ku u ndje një lëkundje në zonën e Shkodrës, pranë kufirit me Malin e Zi. Lëkundja kishte një magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe nuk shkaktoi dëme.
Pas saj, pak minuta më vonë u ndje një lëkundje në detin Jon, pranë Sarandës, e cila pati një magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. Lëkundja u ndje më shumë nga sizmografët se sa nga qytetarët.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme dy lëkundje të tjera kanë lëkundur zonën e Elbasanit dhe Dibrës, të cilat po ashtu kanë patur magnitudë të ulët.